Bastoret në Maqedoni ankohen se u kanë rënë fitimet, kërkojnë heqjen e kufizimeve dhe ndihmë financiare

Asociacioni i bastoreve sportive në Maqedoni (ASOM) është shprehur kundër masave të reja që edhe në bastore kërkohen certifikata për vaksinim apo test PCR, si dhe vërtetim për kalimin koronavirusit. Sipas këtij asociacioni, me këto masa në mënyrë drastike ka rënë qarkullimi dhe fitimet, edhe ate për 50 për qind, përcjell INA.

ASOM thotë se me këto masa është vënë në pikëpyetje mbijetesa e kësaj dege të ekonomisë dhe se janë vënë në pikëpyetje vendet e punës të më shumë se 3.500 të punësuarëve nëpër bastoret sportive, si dhe të më shumë 50 mijë të punësuarëve nëpër veprimtari të tjera që varen nga puna e bastoreve.StrugaLajm

ASOM kërkon që Qeveria dhe Komisioni për Sëmundje Infektive të ndryshojnë masat sidomos për bastoret, në të kundërtën kërkojnë ndihmë financiare. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...