Mickoski: Ja pse arritëm bashkëpunim me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka folur lidhur me arritjen e bashkëpunimit me opozitën shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Bashkëpunimi i VMRO-DPMNE me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën është arritur për të fituar ndaj krimit dhe korrupcionit të koalicionit LSDM – BDI. Me këtë bashkëpunim do të rrënojmë politikat e korrupsionit, mungesës së ideve, mungesës së shpresës dhe apatisë, që e solli qeverisja aktuale, e cila nuk ka asnjë strategji dhe vision”, ka theksuar Mickoski nga Velesi, përcjell INA.StrugaLajm

Ai tha se pret që ky koalicion të shënojë fitore ndaj koalicionit të LSDM dhe BDI-së. Dje liderët e VMRO-DPMNE, ASH dhe AAA arritën marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhjet lokale në disa komuna përmes përkrahjes së ndërsjelltë. (INA)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...