BDI-ja e Veleshtës vendosi për kandidaturat për Strugën

Këshilli Vendor i BDI-së në Veleshtë sot ka zhvilluar takimin e radhës ku ka diskutuar në lidhje me propozimet partiake për kandidatët për kryetar të kësaj partie për Komunën e Strugës si dhe bartësin e listës së këshilltarëve.Sic informon kryetari i Këshillit Vendor të BDI-së në Veleshtë Valon Qyra takimi i kësaj strukture kaloi në frymën demokratike ku në mënyrë unanime KV-ja e Veleshtës të drejtën e propozimet të kandidatit për kreun e Komunës së Strugës ia delegoi kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti ndërsa si kandidat për bartës të listës së BDI-së propozoi fuqishëm magjistrin Resul Kaba.(Strugalajm.com)

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...