BDI po kalkulon me emrat për deputetë, ky është një nga kandidatët?!

Ditëve të fundit në mënyrë intensive Bashkimi Demokratik për Integrim po përpunon emrat e kandidatëve të mundshëm për deputetë në listat e tyre. Siç merr vesh ShqipOnline, në listën e kandidatëve të Bashkimit Demokratik për integrim, do të jenë emra të fuqishëm të jetës politike, por do të përfshihen edhe emra të njerëzve të suksesshëm dhe profesionistë por që janë jashtë kuluareve politike.

Ndër emrat më të përfolur, është edhe ai i kardiologut të mirënjohur tetovar Valon Asani, i cili në mënyrë të suksesshme, ka themeluar dhe po drejton tash e tre vite, qendrën për kardiologji intervente në Spitalin Klinik të Tetovës.

Deri tek lakimi i emrit të Asanit për kandidat të mundshëm për deputet në radhët e bashkimit demokratik për Integrim, ka ardhur si pasojë e punës së tij të palodhshme, sukseseve të njëpasnjëshme në lëmin e kardiologjisë intervente në Tetovë, por edhe kontributin e tij të palodhshëm që jep në shoqërinë tonë, duke sjellë gjithnjë metoda të reja të intervenimit në zemër, me qëllim mbrojtjen e banorëve të Maqedonisë Perëndimore dhe kursimin e tyre nga pritjet dhe ecejaket Shkup Tetovë.StrugaLajm

Siç merr vesh portali Shqiponline, propozimi i emrit të Zotit Asani ka ardhur nga disa funksionar të Bashkimit Demokratik për Integrim, gjë kjo që, është mirëpritur edhe nga lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti.StrugaLajm

Përndryshe, valon Asani, u lind në Tetovë ku edhe kreu shkollimin fillor dhe të mesëm, ndërsa studimet e mjekësisë, i kreu në “Kirili e Metodij” në Shkup, ndërsa studimet pasdiplomike, në Tiranë të Shqipërisë, pas çka edhe vazhdoi trajnimin e tij në Triemli të Zvicrës, bashkë me kardiologun e njohur botërisht Omer Xhemaili. Së fundmi, doktor Asani bashkë me doktor Atilla rexhepin, botuan edhe Praktikumin për mjekësinë moderne 1 dhe 2, i cili për herë të parë, për studentët u dha falas.

In : Aktuale

Loading...
loading...