BDI reagon për rastin e Almirit

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e sotme në Tetovë ka diskutuar edhe mbi rastin e procesit gjyqësor për vrasjen e vogëlushit Almir.
Shprehim shqetësimin e thellë se në vetë radhet e Prokuroreve ka patur dallime sa i përket vendimit për të rikualifikuar veprën nga Vrasje në vepër tjetër penale dhe kërkojmë adresim të menjëhershëm të shqetësimeve tona dhe të shoqërisë në përgjithësi.
Në vazhdën e reformave te paralajmëruara për reformim të sistemit gjyqësor vlerësojme se ky veprim nuk kontribon në këtë drejtim pa mos dashur të perzihemi dhe prejudikojme në mënyren e leximit te fakteve.
Gjithashtu dënojmë ashpër edhe sjelljen skandaloze dhe jonjerëzore që u pa dje nga vete i akuzuari.
BDI apelon publikisht deri tek organet Gjyqësore që në frymën e interesave tona për integrim sa më të shpejtë ne strukturat euro-atlantike te vendit, të aplikojne çdo fjalë të ligjit me qellim të perforcimit të rendit juridik dhe sundimit të së drejtës.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...