BDI sot zgjedh kryetarët në 14 degë përveç Strugës

Bashkimi Demokratik për Integrim sot edhe zyrtarisht do t’i zhvillojë zgjedhjet brenda-partiake për konsolidimin e organeve të tyre partiake në 14 degë të saj me aplikimin e parimit demokratik “një anëtar, një votë” përveç Strugës ku u anuluan pas sjpalljes non grata të Ramiz Merkos.

Nga BDI theksojnë që zgjedhjeve brenda partiake u ka paraprirë me sukses procesi i regjistrimit të anëtarëve dhe shpallja e kandidaturave.

“Pas procesit të realizuar me sukses të regjistrimit të anëtarësisë, verifikimit dhe shpalljes së kandidaturave dhe fushatës zgjedhore të kandidatëve që përfundon dje, sot ftojmë anëtarësinë e Bashkimit Demokratik për Integrim që të deklarojnë lirshëm vullnetin e tyre për udhëheqësinë e re të degëve në Butel, Çair, Dibër, Jegunovcë, Kërçovë, Krushevë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Petrovec, Pllasnicë, Prespë, Shuto Orizare, Veles.”

Gjatë këtij procesi zgjedhor votohet për zgjedhje të kryetarëve të degëve, anëtarëve të kryesisë së degëve, kryetarëve të këshillave vendor dhe anëtarëve të kryesisë së këshillave vendor, proces që do të udhëhiqet nga Komisioni Zgjedhor Partiak i BDIsë.StrugaLajm

Zbatimi i këtij modeli në përzgjedhjen e organeve partiake dëshmon qasjen dhe kapacitetin demokratik të Bashkimit Demokratik për Integrim.

In : Aktuale

Loading...
loading...