Aleanca e Strugës:Sa janë shfrytëzuar mjetet nga Buxheti i Komunës së Strugës në funksion të blerjes së votës?

Sa janë shfrytëzuar mjetet nga Buxheti i Komunës së Strugës në funksion të blerjes së votës?

Grupi i Këshilltarëve të ASH – në Strugë, pas marrjes së përgjigjes ndaj kërkesës së parashtruar për qasje në informacion me karakter publik, në lidhje me shumën e paguar ndaj OJQ- ve, Klubeve Sportive dhe Fondacioneve, ngre problemin e pagesës së donacioneve – parave publike në mënyrë të pa kontrolluar nga buxheti i Komunës, gati dy herë më të larta në vitet kur mbahen zgjedhje në krahasim me vitet kur nuk ka zgjedhje.

Përse ky dallim?

Viti 2020 – Zgjedhje Parlamentare, – 4.885.000.00 Denarë ose 79.700.00 Euro.
Viti 2021 – Zgjedhje Lokale, – 3.765.000.00 Denarë ose 61.500.00 Euro.
Viti 2022 – nuk kishte zgjedhje, – 2.450.000.00 Denarë ose 39.900.00 Euro.
Për tre Vite – Komplet – 11.100.000.00 Denarë ose 181.100.00 Euro.StrugaLajm

Specifikë tjetër është edhe çështja që pagesat në tre vite rradhazi bëhen gati në OJQ-të, Klube Sportive dhe Fondacione të njëjta dhe se raportet e tyre për harxhimin e mjeteve të donuara janë qesharake.
Lexoni edhe vetë, vetëm me një fletë arsyetim të OJQ – së, Komuna ka paguar për shëtitje në natyrë, kafe, pije, ngrënje plot 120.000.00 Denare, ose 2.000.00 Euro.StrugaLajm

Pyetja substanciale në këto raste është, Administrata Komunale e Strugës, duhet paratë publike të popullit ti shfrytëzoj me kujdes dhe me qëllim të caktuar sepse janë para nga djersa e popullit, apo të njëjtat ti harxhoj pa asnjë kontroll dhe arsyetim, për blerje votash ?

Deri Kur?

NDRYSHIM

TRANSPARENCË

STOPKEQMENAXHIMIT

Grupi i këshilltarëve të ASH – Strugë.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...