BLENDI PETROL
Aktuale

Bëhen 69 vota për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se nuk është dëshirë e kësaj partie, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por që sipas tij, kjo është e domosdoshme.

“Tashmë edhe me Listën Serbe që është në opozitë janë 69 vota për rrëzimin e qeverisë”.

“Normalisht se shifrat nuk janë problem për LDK-në, por me rëndësi është të ulemi me partitë politike. Nuk është dëshirë e LDK-së të shkohet në zgjedhje pas 6 muajve sepse është e lodhshme, por kur s’ke zgjidhje tjetër kur dikush e vë në pikëpyetje shtetndërtimin e Kosovës s’kemi zgjidhje tjetër”, ka thënë Selmanaj, njofton Klan Kosova.

Sipas Selmanaj përveç që LDK është tash grupi më i madh parlamentar në kuvend, ata do të jenë edhe partia më e madhe në vend.

“Mos harroni, Qeveria Mustafa u pati rrëzuar me një pretekst, ‘vendimet e mëdha’, por këta tash jo vendime të mëdha por nuk po kanë as informata se kush po futet në Kosovë”, është shprehur Selmanaj duke u lidhur me rastin e arrestimit të gjashtë shtetasve turq dhe depërtimi i tyre.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button