Bekim Qoku :Kur detyrohesh t’i japësh votën dikujt për të cilin je i bindur se është një maskara

Bekim Qoku

A ka diçka më përçmuese se kur detyrohesh t’i japësh votën, që do të thotë besimin tënd intim, dikujt për të cilin je i bindur se është një maskara, që është kulmi i imoralitetit dhe e di mirë se është hajdut e kriminel? Hamendësoj se këta njerëz duhet të ndihen si personat e përdhunuar. Personat e përdhunuar ndjejnë një neveri për veten e tyre. Kjo sepse ata më pas e perceptojnë veten të përdorur, si objekt. Nuk janë trajtuar e konsideruar si qenie njerëzore.StrugaLajm

Këta njerëz pra, që detyrohen të votojnë sidomos për çiftin e Ramiz Merkos në Strugë, Blerim Bexhetin në Saraj, por edhe figura si Teuta Arifin, Nevzat Bejtën apo Fatmir Deharin, duhet të ndihen tepër të poshtëruar dhe të ofenduar nga realiteti ku jetojnë dhe nga jeta në përgjithësi. Kush e do sadopak njerëzimin, më shumë se t’i urrente, do i mëshironte këta njerëz.StrugaLajm

Por megjithatë, të jetosh në një shoqëri, në të cilën shumica e njerëzve janë korruptuar (prishur) në shpirt disa herë me radhë duke i votuar këta maskarenj, është një sfidë dhe po ashtu një barrë e madhe.


Loading...
loading...