Në një fshat të Maqedonisë u votua në stallën e gomerëve

Rreth 90 persona të regjistruar në listën e zgjedhësve, nga një fshat i Delçevës, Nov Istevnik, në zgjedhjet e ditës së diel kanë votuar në një vend të pazakontë – në një fermë private të gomarëve.
Ndërtesa ishte shkollë deri në vitin 1985, por për shkak se nuk ka pasur nxënës të mjaftueshëm, tani është një ndërtesë private e përdorur si vendvotim për zgjedhjet, pa qendra të tjera votimi.

Në këtë fshat ka rreth 120 shtëpi dhe votimi u zhvillua para ndërtesës. Deri në orën 1 pasdite, kishte mbi 30 përqind pjesëmarrje në këtë vendvotim.

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...