Bekim Qoku:Maqedonasit duke mbështetur Ramiz Merkon nuk u kanë bërë dëm vetëm shqiptarëve

Bekim Qoku

Ramiz Merko, si politikan shqiptar që kryen “korrupsion madhor” është prodhim sidomos maqedonas. Ata, duke ia njohur atij mentalitetin jo-patriotik, e kanë mbështetur atë në çdo fushatë zgjedhore, me të gjitha mjetet e mundshme, me të gjitha institucionet legale dhe ilegale të shtetit, nga shërbimet sekrete, policia, gjyqësia deri te media dhe qeveria. Kanë bërë çmos që ai të fitojë, si një “shqiptar i mirë”, si një njeri i tyre. Kanë mbyllur gojën, sytë e veshët ndaj të gjithë efekteve anësore që sjell një produkt i tillë i prishur. Ata, pra, kanë parapëlqyer më shumë një shqiptar të korruptuar dhe amoral, por të dëgjueshëm e të shantazhueshëm, sesa një të pastër dhe patriotik, ta zëmë si puna e Idri Istrefit. Por, me sa duket, nuk i kanë bërë llogaritë mirë. Një i korruptuar dhe amoral nuk prish e shkatërron vetëm popullin e tij, por të gjithë vendin; jo vetëm etninë e tij, po të gjithë hapësirën multietnike. Ramiz Merko nuk vjedh në Kosovë apo Shqipëri, dmth, etnisë shqiptare, ai vjedh e degjeneron Maqedoninë e Veriut ku jetojnë jo vetëm shqiptarë, por edhe maqedonas veriorë.StrugaLajm

Idri Istrefi, jam i sigurt, se do ishte shumë më i pakompromis dhe më i pamëshirshëm ndaj të gjitha padrejtësive, pa marrë parasysh nga cila etni do të bëheshin, dhe do të ishte një patriot shumë më i madh për qytetin e Strugës sesa një maqedonas i korruptuar.StrugaLajm

Hajdutët dhe të korruptuarit janë dëmi i të gjithëve. Ramiz Merko është dëmi i të gjithëve.


Loading...
loading...