Kontrolle në Prokurorinë e Strugës dhe Manastirit

Një komision prej katër anëtarësh i prokurorëve publikë nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut sot është duke mbikëqyrur trajtimin e lëndëve në Prokurorinë Publike të Strugës dhe në atë të Manastirit, lidhur me rastin Ramiz Merko.

Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria Publike, pasi që kreu i Strugës u përfshi në Listën e Zezë Amerikane për korrupsion madhor, përcjell INA.StrugaLajm

Kryetari i Strugës, Ramiz Merko ka 6 lëndë penale në Prokurorinë e Maqedonisë – asnjëra prej tyre nuk është përfunduar.

“Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë si serioze njohuritë e Departamentit Amerikan të Shtetit për ndikimin e mundshëm të këtij personi në procedurë. Për këto arsye, prokuroria do të hetojë menjëherë ligjshmërinë dhe shpejtësinë e veprimeve dhe ndikimin e mundshëm në veprimet e çështjeve për çdo rast. Për të gjithë prokurorët që konstatohet se kanë vepruar në mënyrë të parakohshme, joprofesionale dhe nën ndikim, do të fillojë procedimi i llogaridhënies dhe publiku do të informohet siç duhet, njofton Prokuroria. Pas kontrolleve të plota të procedimit, Komisioni do të përgatisë raport”, thonë nga Prokuroria, duke njoftuar se tani për tani ndaj tij janë aktive gjashtë lëndë gjyqësore.

In : Aktuale

Loading...
loading...