Bekim Qoku:T’i japim një përkufizim të qartë hajnisë, tradhtisë, korrupsionit, imoralitetit në përgjithësi

Bekim Qoku

Kur në Austri u shfaq një video skandal me zv. Kancelarin Strache, i cili kërkonte të financohej partia e tij nëpër disa gazeta të vendit, u trondit e tërë skena politike dhe u konsiderua një nga skandalet më të rënda të vendit. Për rrjedhojë, zv. Kancelari dha dorëheqje dhe vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme.
Natyrisht që edhe atje u hodhën teza se e tërë kjo u kurdis e u bë me qëllim, por pasojat ishin të rënda. Debatet ende vazhdojnë.

Edhe te ne në Maqedoninë e Veriut para një kohe u shfaq një video ku një figurë me emrin Boki 13 u duk tek shtëpia e një afaristi të njohur me një çantë plot pare. U tha që paratë ishin pare shantazhi. Kjo ngjarje u bë shkak i aferës së quajtur Zhvatje, në të cilën ishte përfshirë edhe prokurorja speciale Katica Janeve, e cila tani gjendet në paraburgim. Kurrkush nuk vuri në dyshim se a ishte kurdisje apo jo. U shkund i tërë sistemi i drejtësisë së vendit.StrugaLajm

Pastaj, le të thonë apologët e korrupsionit këtu, se cila është shuma e parave, ose prej cilës shumë e lart, quhet korrupsion, kur ai bëhet nga një ministër, drejtor, kryetar partie etj.? A është kur ia fut 1000 euro, 1444 euro, sa Magyar Telekom, sa? Ose ma thjesht, kur quhet vjedhje, kur vjedh 10, 59. 445. 183839, apo sa 1 milionë? Apo kur quhet tradhti e një burri/gruaje, kur e zë vetëm me një presh në dorë apo me një tufë preshësh? Them, t’i japim një përkufizim të qartë hajnisë, tradhtisë, korrupsionit, imoralitetit në përgjithësi.

In : Aktuale

Loading...
loading...