Bekim Ziba, kryetar i një qendre votimi në Livadhi të Strugës deri te Strugalajm, ka përcjellur shqetësimin se përdorimi i gjuhës shqipe në mbledhjet e Komisionit Zgjedhor Shtetëror me komisionerët në Strugë, len shumë për të dëshiruar.Ai, potencon se bashkë me një anëtarë tjetër kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit në Strugë shkaku i mospërdorimit të gjuhës shqipe.
Bekim Ziba, thekson se gjatë gjithë kohës drejtuesit e KZSH-së në komunikim por edhe në prezantim të matrialeve zgjedhore janë shërbyer vetëm në gjuhën maqedonase gjë që te ai ka provokuar reagim si dhe marrjen e vendimit për braktisjen e këtij takimi.’’Mos komunikimi në gjuhën shqipe përvec se është një shkelje ligjore është tregues i inferioritetit të drejtuersëve të kësaj strukture zgjedhore që janë të etnis shqiptare’’ka thënë për Strugalajm Bekim Ziba kryetar i një qendre votimi në Livadhi të Strugës.(Strugalajm.com)