Benzina shtrenjtohet për gjysmë denari, lirohet diseli

Për gjysmë denari nga mesnata shtrenjtohet benzina, ndërsa po aq lirohet diseli. Çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri po ulet për një denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi i ri i i EUROSUPER BS-95 arrin 60 den/litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me çmim prej 62 denarë për litër. Çmimi me pakicë i dieselit do të jetë 52,50 denarë për litër, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri 52 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i mazutit ulet për 0.351 denarë për kilogramë, krahasuar me çmimin e konfirmuar paraprakisht. Kështu që tani çmimi i ri i mazutit arrin 25,709 denarë për kilogramë. Nga Komisioni Rregullatorë për Energjetikë informojnë se me vendimin e ri bëhet ulje e çmimit me pakicë të derivateve të naftës për 0,50 për qind krahasuar me çmimet e konfirmuara paraprakisht.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...