Berisha zbulon datën e “protestës më të madhe që ka njohur Shqipëria”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zbuloi datën e asaj që e quajti “protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria”.

“Burrat dhe gratë e vendit do të bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria në 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet”, tha Berisha.StrugaLajm

“Dua të informoj opinionin publik se opozita shqiptare, Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe forcat e tjera opozitare, nisin në datën 12 nëntor betejën e madhe kundër regjimit të urryer të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Evropë, regjimit të Edi Ramës. Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Ramës. Është krijuar gjendje katastrofale nga vjedhjet e papërmbajtura të pasurive publike, vjedhjet e buxheteve familjare nëpërmjet çmimeve të larta, pabarazisë absolute para ligjit që sundon në Shqipëri”, deklaroi Berisha.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...