Sa para do të marrë Maqedonia nga BE-ja për t’u përballur me krizën energjetike?

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani, më 21 tetor, pas takimit me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varheji në Berlin, tha se Varheji ka paralajmëruar një paketë financiare për rajonin në vlerë prej 1 miliard euro për të zbutur efektet e krizës energjetike.

Ndihma është për të kapërcyer problemet aktuale në lidhje me furnizimin me energji dhe çmimet e larta për industrinë dhe familjet.

Maqedonia nuk prodhon mjaftueshëm energji elektrike dhe çmimet e këmbimit me të cilat importon këtë vit janë 5 deri në 7 herë më të larta se në vitet e kaluara. Vendi shpreson që BE do të kompensojë një pjesë të kësaj kostoje.StrugaLajm

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfshihen në blerjen e përbashkët të energjisë me vendet e BE-së, njoftoi Von der Leyen javën e kaluar nga Strasburgu.StrugaLajm

Do të jetë një pjesë e ndihmës që BE do t’u ofrojë vendeve të Ballkanit. Kjo platformë synon të forcojë bashkëpunimin mes vendeve dhe të reduktojë konkurrencën ndërmjet vendeve në tregun e energjisë.

“Mesazhi është solidariteti i BE-së me rajonin, angazhimi përmes programeve që synojnë të inkurajojnë investimet dhe vullnetin për të vazhduar bashkëpunimin me të gjithë rajonin”, tha zëdhënësi i KE-së Mamer.

In : Aktuale

Loading...
loading...