BESA nesër kongresin,Kasami do të rikonfirmohet për kryetar

Në Shkup nesër mbahet Kongresi i parë i Lëvizjes BESA tashmë vetëm nga fraksioni i ndarë i Bilall Kasami, që pretendojnë se zyrtarisht janë udhëheqës të kësaj partie.

Sipas informacioneve brenda këtij fraksioni për INA, kryetari i deritanishëm Bilall Kasami pritet të rizgjidhet për një mandat të dytë, pasi që deri më sot nuk ka kundërkandidat tjetër.

“Po besojmë se Kasami do të marrë besimin edhe për një mandat të ri. Nuk ka kandidatura të tjera”, theksuan burime partiake.StrugaLajm

Ky kongres paralele, por që ishte përcaktuar zyrtarisht nga dy fraksionet gjatë vitit të kaluar, do të mbahet në Shkup, derisa ai i krahut të udhëhequr nga Afrim Gashi mbajti kongres javën e kaluar.StrugaLajm

Me anë të një komunikate Lëvizja Besa, krahu i Tetovës nën drejtimin e Billal Kasamit, kanë reaguar me anë të një komunikate se nuk e njohin kongresin e mbajtur në Tetovë dhe thonë se ky kongres nuk ka të bëje asgjë me Lëvizjen Besa dhe strukturën e saj legjitime dhe legale. Në komunikatë shkohet me tutje duke e cilësuar këtë kongres si një tubim mes shoqatash të cila menaxhohen nga dy-tre persona, të cilët bëjnë gara se kush ngre zërin më shumë. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...