Gjermania anulon vendimin për ndalimin e makinave me naftë

Gjykata gjermane ka anuluar vendimin për ndalimin e qarkullimit të makinave me naftë në disa qytete për shkak të ndotjes së mjedisit. Ky vendim mund të zvogëlojë vlerën e rreth 15 milionë automjeteve të tilla në Evropë dhe të detyrojë industrinë e automobilëve për ndryshime të kushtueshme.

Në të njëjtën kohë, autoritetet në Paris, Madrid, Mexico City dhe Athinë njoftuan se do të ndalojnë qarkullimin në qytet të makinave me naftë deri në vitin 2025, ndërsa Kopenhaga planifikon ta bëjë këtë vitin e ardhshëm.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...