Besa:Struga në hall ,”Proaqua” shet zyrat shkon me qera!

Qyteti i Strugës po përballet me probleme të njëpasnjëshme, ajo e helmimit të qytetarëve nga deponia e cila është jo më larg se 600m/linjë ajrore, nga rrugët e prishura të cilat të sjellin në Strugë dhe që nuk jep përshtypje të mirë për turizmin, dhe kjo e fundit mungesë të ujit.

Çdo vitë qytetarët përballen me mungesë të ujit, pengesë e fuqisë së largpërçimit nëpër disa fshatra, ku sot në vend të përballemi me rritje të kulturës, zhvillim turistik, qytetarët përballen me ujin, dhe duke dëgjuar komunikata të drejtorisë Proaqua që mos keqpërdorin ujin, ndërsa nga ana tjetër rrjep qytetarët me fatura të kalkuluara me ajër.

Lëvizja BESA – Strugë duke bërë analiza të hollësishme të këtyre tre problemeve momentalisht kryesore, vërejtëm një manipulim të rangut të lartë, ku zbuluam se Proaqua veçse ka shitur pronat dhe zyrat e saja dhe tanimë është duke qëndruar në vendin e vet me qira, përafërsisht 2 mijë euro në muaj.StrugaLajm

Si mundet që kjo drejtori të shesë gjithçka që ka qenë në pronësi të kësaj ndërmarrje, kush jua lejoj që këto prona të shiten dhe të privatizohen/komercializohen.StrugaLajm

Komuna e Strugës dhe drejtori i Proaquas të japin përgjigje se si e shitën vendin (te familjarët ose shokët e vetë), ku u publikua ose ku u informuan blerësit?

  • Lëvizja Besa-Strugë
In : Aktuale

Loading...
loading...