Aktuale

Në Strugë, në drejtimin e Myftiut “OH HILAL “ndan ndihma

Një kontingjent ndihmash prej mbi pesë ton produkte ushqimore dhe higjienike, OH HILAL e BFI-së i shpërndau për skamnorët myslimanë të vendbanimeve të territorit të Myftinisë së Strugës, me ç’rast kjo organizatë po i afrohet rrumbullakësimit të planit aksional të planifikuar për hirë të Muajit të Bekuar të Ramazanit.

Në shpërndarjen e pakove sipas listës së hartuar me raste të rënda sociale, ka marrur pjesë vetë kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti, si dhe Myftiu Salim Sulejmani, të cilët kanë shtuar transparencën e këtij aksioni dedikuar të varfërve dhe jetimëve të kësaj ane.

Myftiu i Strugës ka shprehur falënderime të veçanta për udhëheqësin e HILAL-it, efendi Dautin, si dhe për Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi, falë të të cilit donacionet nuk po mungojnë që të arrijnë deri te sofra e familjeve më në nevojë në këtë anë. “Edhe në vendbanimet e Myftinisë sonë kemi familje e individë që janë shumë në nevojë. Uroj që sado pak t’i kemi gëzuar këta familje sidomos tani në prag të fesës së Bajramit. Operativa jonë ka evidentuar familje dhe individë që kanë nevojë urgjente për ndihmë, me aq sa janë mundësitë. Organizata jonë humanitare, HILAL-i, edhe në këtë Ramazan ka bërë punë të shkëlqyer duke u angazhuar që të jetë aty ku ka pasur nevojë imediate për ndihma”, është shprehur Myftiu efendi Sulejmani.

Kurse, nga ana e vet, kryetari i OH HILAL Mustafa Dauti u shpreh se jemi në përfundim të Muajit të agjërimit dhe, edhe HILAL-i si organizatë humanitare është në rrumbullaksim të planit të vet të paraparë për hirë të Muajit të Ramazanit. “Kanë ngelur vetëm edhe katër ditë të ardhme dhe ne jemi në përmbyllje të aksioneve të parapara enkas për Muajin e Agjërimit. Pa dyshim që, aktivitetet tona humanitare shtrihen përgjatë tërë vitit, sepse kemi donatorë që donojnë, kemi edhe Reisin tonë falë autoritetit dhe personalitetit të të cilit donacionet i kemi të vazhdueshme. Më gëzon fakti që të gjitha këto aksione i kemi ndërmarrurt në mënyrë shumë transparente, para përgjegjësve të organeve tona, para familjarëve si dhe para mediave. Lus Zotin që të na pakësohen sa më shumë rastet sociale, të ketë sa më shumë familje me mirëqenie sociale, ndërsa donatorëve tanë Allahu xh.sh. ua shtoftë edhe më shumë pasurinë”, është shprehur kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button