BLENDI PETROL
Aktuale

Besimtarët ortodoksë sot e festojnë Ujin e bekuar

Besimtarët ortodoksë sot e festojnë Ujin e Bekuar, i cili festohet që prej shekullit të dytë. Është i ndërlidhur me pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan nga ana e Shën Xhonit, i cili prej atëherë quhet Pagëzuesi. Festa quhet Uji i bekuar për shkak të hedhjes së kryqit në ujë që e kryen kisha në këtë ditë.

Tradicionalisht, në lumenjt hidhen kryqe, ndërsa ai që do ta kapë Kryqin e shenjtë, besohet se do ta ndjekë fati dhe mirëqenia gjatë tërë vitit. Kapja e kryqit do të thotë bashkim i njeriut me Krishtin, ndërkaq besohet se me lëshimin e kryqit ujërat shenjtërohen dhe bëhen të shërueshme.

Si edhe gjatë viteve të kaluara, më masovike festa pritet të jetë në Shkup dhe në Ohër. Në Shkup janë paraqitur 150 qytetarë për pjesëmarrje në manifestimin “Uji i bekuar 2018”.

Manifestimi qendror në Shkup do të mbahet në mesditë kur arqipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan do ta hedhë kryqin në Vardar nga ira “Liria”.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button