Aktuale
BFIM i kundërpërgjigjet Bardhyl Mahmutit, ja reagimi
Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni përmes një komunikate ka reaguar siç thuhet kundër një fushate ndaj kreut të institucionit të tyre fetar H.Sulejman ef. Rexhepi. Në këtë reagim përmendet edhe Bardhyl Mahmuti, i cili përmes një shkrimi të debateve të fundit ka përmendur edhe Rexhepin.
“Ia bëjmë me dije mbarë kombit shqiptar se, kohëve të fundit, ka filluar një fushatë antinjerëzore kundër Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit. Fatkeqësisht, kësaj fushate i është bashkangjitur edhe Bardhyl Mahmuti, i cili është pjesë e shërbimeve serbo-sllave. Ia bëjmë me dije opinionit të gjërë shqiptar se, Reisul Ulema nuk ka kurrfarë memoaresh të tij, kurse ato që po i mvishen se janë të tij, në fakt janë pjellë e atyre që në maj të vitit 2015 tentuan që t’i bëjnë puç Bashkësisë Fetare Islame në RM.”, thuhet në komunikatë.
Më tej nënvizohet se BFI nuk e ka ndërmend që të merret me Bardhyl Mahmutin, sepse ka shumë projekte të rëndësihme për të realizuar, por se me të do të merren organet e drejtësisë!