BIDEN E BËRI TË VETËN

Xhevdet Nasufi

Për më pak se një muaj presidenti Biden riktheu vlerën e humbur të politikës ndërkombëtare të Amerikës. Gjithsesi ishte e padenjë për vëndin më të fuqishëm dhe më demokratik në botë, që të praktikojë politikë izoluese, siç bëri Tramp për katër vite, që kundërshtarëve të Amerikës (Rusisë dhe Kinës) t’u mundësojë privilegjin e ngushtimit dhe dobësimit të interesave amerikane në botë. Krahas kësaj Amerika është e parapërcaktuar dhe e parapëlqyer, që demokracinë e vet ta eksportojë dhe ta mbjellë edhe jashtë saj përfshirë edhe Kosovën, për të cilën meritë të madhe ka edhe Joe Biden, njëri nga pishtarët e artë të asaj gjenerate që çliruan Kosovën dhe nxorrën faqebardhë UÇK-në në Maqedoninë e Veriut.
Politika shqipfolëse është njëçik e befasuar nga kërkesa e drejtpërdrejtë e Joe Bidenit për pranimin e pavarsisë së Kosovës nga Serbia e Vuçiqit. Kjo kërkesë mund të kuptohet edhe si thirje për vetëdijsim kombëtar të politikanëve shqiptar,por ama edhe si kunërvënie dialgut që hap pas hapi i rihapi bisedimet politike (negociatat) të Kosovës me Serbinë,që de facto u shëndrruan në bisedimet për statusin dhe territoret e Kosovës, që si temë e mbylli presidenti Bush më heret gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Po këtë temë sikurse Bushi e mbylli edhe Gjykata e Drejtësisë në Hagë e cila e ligjësoi ndërkombëtarisht shpalljen e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës.
Kuptohet pas kësaj latergjie politikbërësit shqiptarë duhet të çlirohen sa më parë dhe me intelegjencë të shtuar për të riafirmuar qëndrimin e vjetër-të ri amerikan, i pari i shpallur nga republikani Bush, i riu i konfirmuar dje nga Presidenti Biden. Zgjedhjet e afërta në Kosovë dhe Shqipëri për këtë plagë të dhimbëshme mund të jenë mehlem i dëshiruar, poqese porosia e Bidenit dërguar Vuçiqit kuptohet mirë dhe zbatohet drejtë nga votuesit dhe politikëbërsit shqiptarë. Punën dhe përkushtimin për kombin, për Kosovën ne shqiptarët tani mjafton ta kemi po aq sa Biden e manifestoi dje në mesazhin dërguar presidentit Vuçiq.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...