Demokratët po dakordojnë 1.400 dollarë pagesa vetëm për amerikanët me të ardhura më të ulëta

Demokratët po dakordojnë 1.400 dollarë pagesa vetëm për amerikanët me të ardhura më të ulëta – KOHA

49Share

Uashington, 8 shkurt – Amerikanët do të marrin 1.400 dollarë pagesë direkte si ndihmë në pandeminë, por “akoma po diskutohet për kufirin” cilat kategori do të marrin një ndihmë të tillë, deklaruan nga Shtëpia e Bardhë.

Në konferencën e rregullt për shtyp sot, zëdhënësja Xhenifer Psaki deklaroi se akoma është duke u negociuar për këtë.StrugaLajm

Është e sigurt që do të ulet pragu i të ardhurave nga 75.000 në 50.000 dollarë në vit. Kështu, ata që marrin më shumë se 50,000 dollarë në vit ndoshta mund të përjashtohen nga ndihma.LAJME TË NGJASHMEShk 8, 2021

Megjithatë, një ide e tillë është kritikuar nga senatorë të tillë si Berni Sanders nga Vermonti dhe Ron Vajden nga Oregon, të cilët besojnë se nga pandemia kanë vuajtur shumë familje të klasës së mesme, jo vetëm ato që fitojnë më pak.StrugaLajm

Me atë që kanë marrë tashmë 600 dollarë në dhjetor, plus pakon e Presidentit Xho Bajden, miliona amerikanë deri në mars të këtij viti do të marrin pagesa nga gjithsej 2.000 dollarë.

Në konferencën, Psaki deklaroi se Administrata është e hapur për negociata me Kongresin për atë se si do të jetë pragu sipas të cilit do të vendoset se kush do të marrë ndihmë.

In : Aktuale

Loading...
loading...