Bie shitja e veturave në Maqedoni!

Qytetarët e Maqedonisë gjatë muajit maj kanë blerë 332 vetura të reja si dhe 71 automjete të tjera që përbën një total prej 403 automjete të shitura për muajin maj. Kështu qëndron në raportin e një kompanie konsulente austriake “CE Auto” dhe sipas saj në periudhën prej muajit janar deri në muajin maj të vitit 2017 në vendin tonë janë shitur gjithsej 2,184 automjete, nga të cilat 1,830 vetura dhe 354 furgona, transmeton Zhurnal.

Megjithatë, numri i automjeteve të shitura në vend është më i lartë sepse në raportin e “CE Auto” nuk janë të përfshira shitjet e veturave në autosallonet e modeleve “Nissan” “Hyundai”, “Mazda”, “BMW” dhe “Mercedes”.StrugaLajm

Sipas të dhënave në dispozicion të “CE Auto” arrihet në përfundim se në vendin tonë shitja e veturave të reja ka rënë edhe pas hyrjes në fuqi të ligjit për ndalim të importit të automjeteve të vjetra.StrugaLajm

Numri i veturave të cilat janë shitur në autosallonet është zvogëluar për 7 përqind në nivel vjetor, përderisa për periudhën janar-maj, shitja është zvogëluar për 1 përqind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

In : Aktuale

Loading...
loading...