Bilall Kasami: Ministri i Merkos, Jeton Shaqiri po i hakmerret Tetovës duke shkelur ligjin (Video)

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, thotë se ministri i arsimit, Jeton Shaqiri, në mënyrë të paligjshme i’a ka marrë komptencat kreut të komunës mbi gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, në afat prej 12 muajsh.

“Ministri i Merkos, vendos ashtu si mentori i tij, kundër ligjit. Në ligj qartë thuhet që ministri ka mundësi në moment kur konstaton shkelje t’ia marrë kryetarit të komunës ingerencat por jo më shumë se një vit. Ne e dijmë se kjo është hera e dytë që merren ingerencat. Ne do ta ankimojmë lëndën por duke pasur parasysh këtë sistem të kapur të drejtësisë nga BDI-ja nuk presim ndonjë përgjigje positive, por sigurisht ata duan që modelin e Ramiz Merkos në Strugë ta implementojnë në Tetovë, por qytetarët e Tetovës kanë vendosur ndryshe, ashtu siç do të vendosin qytetarët e Maqedonisë në zgjedhjet e radhës”, tha Kasami./Gazeta LAJM

https://youtube.com/watch?v=YukuKsdoCyA

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...