Liri Lena-Ndryshimi i 20% thikë me dy tehe!

Një kohë të gjatë po bëhet zhurmë e madhe se gjatë ndryshimit të kushtetutës për të emëruar si pakicë nacionale edhe bullgarët njëkohësisht duhet të bëhet edhe ndryshimi i cilësimit të shqiptarëve si pakicë nacionale prej 20 përqindje. Dhe theksi nga shumica e partive politike vihet në raport me statusin e gjuhës shqipe.

Kjo 20 përqindshja tanimë ka historikun e vet. Këtë e kam vërejtur që kur doli dokumenti i nënshkruar në Ohër si Marrëveshje kornizë . Edhe pse marrëveshja ka të bëjë me konfliktin “shqiptaro-maqedonas” në marrëveshje nuk përmenden aspak shqiptarët dhe pse në qarqet zyrtare politike të vendit dhe ato ndërkombëtare thuhej se më të u arrit të ndalet konflikti shqiptaro maqedonas. Por t’i kthehemi këtij 20%. Kundërshtari numër një i mospranimit të këtij 20 përqindëshi në Ohër ka qenë Naser Zyberi. Por me taktikat dhe manovrat e e negociatave Naser Zyberi mënjanohet nga përfshirja në negociata dhe futen aktorë të tjerë. Naser Zyberi jo vetëm që ka kundërshtuar 20 përqindëshin por ka pasur edhe pikëpamje të tjera rreth rregullimit të ardhshëm të sistemit politik në Republikën e Maqedonisë, sidomos në raportet shqiptaro maqedonase. Ndërsa ata që quhen aktorët kryesor të kësaj Marrëveshje, ata që kanë vënë nënshkrimin dhe kanë firmosur atë nuk përmenden aspak, sidomos “gojarti dhe mendjendrituri” Arben Xhaferi.StrugaLajm

Po pse nuk përmenden shqiptarët në këtë marrëveshje dhe pse nuk cilësohet si marrëveshje ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve . Pala maqedonasve nuk do të pajtohej asnjëherë të shtrimit të problemit në këtë mënyrë, sepse sipas tyre kjo do të thoshte se Republika e Maqedonisë është shtet binacional , pra i shqiptarëve dhe maqedonasve të barabartë. Prandaj u gjet mënyrë e shmangies së kësaj dhe u fut 20 përqindshi, i cili kishte të bëjë vetëm me përfshirjen e shqiptarëve në administratë dhe mepozitën e gjuhës së shqiptarëve në mjediset e 20 përqindëshit.StrugaLajm

Komentimi dhe qasja e subjekteve politike ndaj kësaj çështje ka dalë sot për përfitime politike dhe për akuza ndaj njëri tjetrit për tradhti kombëtare dhe qëndrime tradhtare. Po këta që bërtasin me të madhe se duhet bërë domosdo ndryshimi i 20 përqindëshit duke mos dhënë se çfarë formulimi duhet bërë në Kushtetutë janë shumë absurde. Sepse ndryshimi i 20 përqindëshit pa modelin e ndryshimit është thikë me dy tehe. Në një anë humb statusi i shqiptarëve si pakicë kombëtare më e madhe , pra i përcaktuar me 20 për qind dhe e futë atë në grupin e të gjitha pakicave tjera kombëtare ashtu si ka qenë më parë. Pra gjithsesi se maqedonasit do të insistojnë që ndryshimi të jetë” Maqedonasit si shtetformues dhe të gjithë të tjerët, pakicat nacionale, përfshirë edhe shqiptarët si pjesëtarë të barabartë në këtë shtet. Pra a janë të vetëdijshëm partitë politike se mund të zhvillojnë një betejë na Republikë e Maqedonisë së Veriut në aspektin e formulimit të karakterit të këtij shteti si shtet binacional. Ç’ka do të thotë kjo betejë në rrethana aktuale ndër shqiptare, rajonale në Ballkanin Perëndimor por edhe në aspektin e rrethanave gjeostrategjike ndërkombëtare. Këto janë pyetje që duhet ti mendojnë subjektet politike shqiptare dhe jo vetëm të bërtasin vetëm për të bërë zhurmë për të joshur popullin për ndonjë votë më shumë.

Liri Lena


Loading...
loading...