Aktuale
“Bild”: Si ra banda shqiptare me 400 mln euro kokainë në grackën e policisë
Prestigjozja gjermane “Bild” ka shkruajtur për bandën me 10 shqiptarë që u kap me një sasi kokaine që kap vlerën 400 milionë euro.
Plot 1.8 ton kokainë mësohet se ka shpërndarë mafia shqiptare e drogës nëpërmjet Portit të Hamburgut, shkruan “Bild”.
Gazeta gjermane ka dhënë informacion mbi 12 personat që mbahen në paraburgim, që rezultojnë të moshës 21-51 vjeç. Nga personat e ndaluar vetëm 2 janë gjermanë, ndërsa dhjetë të tjerët janë shqiptarë.
Për të futur bandën në grackë avokati i njërit prej shtetasve gjermanë tha se klienti i tij nuk e dinte që firma e tij përdorej për kokainë.