Bini mendjes o njerëz!!!

  • Dasmat ndër 150 persona nuk i rezervon pronari i salonit;
  • pjata me tre lloje të mishit, me llojlloj mezesh e sallatash;
  • këngëtari s’vjen ndër 3000 euro, plus bakshishe;
  • frizerka s’të jep termin ndër 150 euro për nusen e re, e ndër 50 euro për gratë tjera;
  • fustana 3D, 7D, llojlloj budallakish që kushtojnë disa qindra euro;
  • dimija e kaftane që kushtojnë mijëra euro;
  • stoli ari disa dhjetëra mijëra euro, pa fletë garancioni për vlerën, pa kurfarë sigurie;
  • dy tre torta të mëdha që s’do i hajë askush edhe pse janë paguar nga 100 euro;
  • fishekzjarre, konfetti, violina, tupana, tallava…

VETËM NJË VIT MË PARË NUK E DINIM A DO KEMI ÇFARË TË HAMË JAVËN TJETËR SEPSE U MBYLL GJITHÇKA…

Bini mendjes o njerëz!!!StrugaLajm

Arianit Xhaferi 👏🏻StrugaLajm


Loading...
loading...