Mr. Sci. Musa Musai
Do të mundohem të shkruaj me kujdes me fjalorin e fshatarit të atëhershëm Dobovjanas, si dhe të disa fshatrave të kësajë ane të Strugës. Për këtë qëllim do të bëjë bisedë të improvizuar, si zhvillohej biseda atyre viteve të largëta prej 1960 e tutje. Banorët e fshatit kur bisedonin atëherë, shihni se sa barbarizma dhe monte sharash me fjali të ndyta, që i përdornin gjatë të folurit midisë vedi.
Ej selamun alejkum, ohoooooo alejkum selam,(tungjatjeta-tugjatjeta), si kalove o Qani! Oho si kalova, ja futi disa të shara ashtu, po si të thom i koçun-nga shpojna, frenuar nga midisi, rishtas edhe një të sharë. Ene si të thom ai brazeri-vëllau, ja kishte fojt-futë, kotë andi nga zabeli-pylli. Pse? po kishte shku mbas atij gopzës të samës, nonlujtmit, shumarit-rojtarit të pyjeve, një të sharë të fortë, të mare ni teskere – leje për dru. Aha, po ti Selim nga do të shkojsh, unë mendoj të shkoj në bollnicë – spital. Pse duhet të zatekem-takohem, me atë doktorin, me nder edhe atij disa të shara, të më defteje, për atë krushkun. Po krushku ishte në zatfor-burg, nja tre godina-vjet, në karkanicë – qeli të burgut. Po aqe usllovet-kushtet i kishin pusto-vështira. Opasno po zivot- rrezikshëm për jetë, e kishin rrahur, udri e udri – bjeri e bjeri, deri sa e kishin çkoq krejt, deri kur e kishin postatun-lodhur shashtrisun keq nanlujtmin.
Po çbone me atë pokanën -thirrjen,atë kartën-letren, toj çi ta prunë. Mue a, mender me thon rishtas të shara, po po, oho shkova ke naçellniku – kryeshefi, ja fuste një të sharë edhe ati i deftova dhe ai ma boni ni zhallb-ankesë dhe më tha: mos ta ndije guza-bytha, je gopi sames ose jo. Toj ke poverenje-besim tek unë, po bre unë për toj api-japi zhivotin-jetën,. E din ti kush osht ki babaçkojaja-kryesori jam, ja fuste një tëshare, unë jam ai që e dërmi-tundi, këtë vend. Prandaj të keshë poverenje-besim. Ti i dinë usllovet-kushtet apo duhet ti ponovi-përsërisi dhe do ti mësojë. Më tha e ke jasno-të qartë. Ti të na sluzhish-shërbejshë neve, posebno-veçaërishtë për atë njëtë share, neprijatein- armikun. Për ne të bohesh hafie-agjent spiun. Mundohu ti snimis-inçizojshë me të gjitha taçkat-pikat bisedat. Nuk e dij po më ka dalun shumë zanimaci-veprimtari, lavdoheshte dhe ja fuste një të share për vehte. Narodi-populli, asht hasdis, asht ba, ja fuste një të sharë. Ja futi edhe disa të shara edhe ati që duhej ndejkur.
Bravo paske zon prijatel-mik të fortë, more trap, eh most të lashtë zoti pa ta. Ne imi prosjaka-të thjeshtë, po por imi gopa noniçke. Ku mund ti zabelezhim-përshkruajmë, gjithë atë çudovishte- çudira, për at gopzën e sulës.
Në 21 rrjeshta ka mbi 50 gabime gjuhësore, barbarizma sllave.
Gjuha jonë prej sunduesve kishte plot barbarizma të imponuara: prej Turqishtes, persishtes, greqishtes, arabishtes, italishtes, sllavishtes, etj. Të gjitha ato barbarizma e kanë rënduar drejtëshkrimin dhe të folurit të gjuhës letrare shqipe. Falë shkollimit të vrullshëm, kualitativë, gjuha u pastrua prej tyre si dhe ka mar formën e merituat të gjuhës së bukur moderne dhe bashkëkohore. Me punë, edukatë, shkrim – lexim, gjuha shqipe rishtas gjuhë me vlera Botërore.