Sela: Kompromis nga pozita dhe opozita për proceset euro-atlantike

Pas paralajmërimeve se së shpejti mund të ndodhë që shumicës Parlamentare ti bashkangjiten edhe dy Lëvizjet Besa, dhe PDSH, opozitë e vetme shqiptare ne vend mbetet vetëm Aleanca për Shqiptarët.

Profesori Universitar Ylber Sela, për TVM2, ka pohuar se viti 2018, është vit historik për Maqedoninë, andaj pritet që vendi të gjejë një kompromis rreth çështjes, dhe të debllokohet procesi euro-atlantik.

“Për temat të cilat e tangojnë tani Maqedoninë, mendoj se edhe pozita edhe opozita, duhet dhe do ti përkrahin këto qështje të rëndësishme, dhe kësaj radhe nuk do ta luajnë më rolin opozitar, por do të shohin që Maqedonin ta drejtojnë drejtë BE dhe NATO. Dhe ajo që është e rëndësishme është se duhet tani të gjithë të bashkohen rreth qështjeve të cilat e tangojnë Maqedonin, sepse ky është një vit historik“ – u shpreh profesori universitarë, Ylber Sela.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...