Biznismeni nga Struga përballet me versionin e Janakievskit për Kosmos

Ish-ministri Mile Jankieski, i cili është një prej të akuzuarve për rrënimin e kompleksit Kosmos, në deklaratën e tij para Gjykatës, sot tha se objekti është ndërtim pa leje dhe sërish kërkoi të merret në pyetje edhe biznesmeni Fiat Canoski, transmeton gazeta KOHA.

Janakieski duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të tij Elenko Milanov, tha se e ka shqyrtuar hollësisht lëndën dhe ka potencuar se ka video të hollësishme nga komunikimi i Fiat Canoskit në periudhën nga prilli i vitit 2010 deri në gusht të vitit 2011.

“Është për tu çuditur që në këtë periudhë zotëri Fiat Canoski ka komunikim intensiv me Nikolla Gruevskin. Në njërin prej dëgjimeve ka tetë SMS porosi, ndërsa PSP ka prezantuar vetëm dy. Është mirë që mirë që zotëri Fiat Canoski ta tregojë të vërtetën pse ka shumë njohuri, nuk dua të spekulojë. Cili do të ishte motivi dhe kush i ka dhënë urdhër të vazhdojë të ndërtojë në kundërshtim me ligjin? A ka pasur premtim se kjo do të zgjidhet? Në fund të ditës ta pranojë se dikush i ka thënë se ndërton pa leje ndërsa unë do ta legalizojë objektin”, tha Janakieski.

Në procedurë dëshmuese shtesë, tha Janakieski, dua të ftohet të dëshmojë edhe Katica Janeva dhe tentoi ta lidh me rastin Reket 2.

Janakieski, potencoi se nuk është e mundur ai të jetë fajtor sepse është përgjuar.StrugaLajm

“Nuk mundet që Mile Janakieski të jetë fajtor edhe pse është përgjigjur në telefon”, deklaroi ai.

Lëndën e drejton gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burim Rustemi nga PTHP Kumanovë.

Për veprën janë akuzuar disa persona mes të cilëve edhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, ndërkaq në mungesë gjykohet ish kryeministri Nikolla Gruevski.

In : Aktuale

Loading...
loading...