Hileja e madhe dhe burrështetësia e Ali Ahmetit

Artin Spahiu

Fatkeqësi është kur në një shoqëri njerëz jo të zakonshëm , ose më mirë të themi elita – qofshin edhe të rejshme , jetojnë me mosbesimin dhe pasigurinë në vete për atë që veprojnë dhe ushtrojnē, si pasojë e kompleksit të inferioritetit dhe vlerës së ulët, ngase janë të vetëdishëm se punën dhe funksionin që ata ushtrojnë nuk koeçidon me aftësitë dhe kapacitetet e tyre. Ata shëndrrohen në servilë, karakter lëkundur, materialistë të pashpirt, të manipulueshëm dhe hilexhinj, që do të bënin gjithçka, arogantë duke u hequr si të zgjuar, vetëm e vetëm për të qenë në “trend” me situatat , qoftë edhe nëse trendi është negativ, kiç apo shund. Në raste të këtilla, kur persona të tillë janë me ndikim në shoqëri, atë shoqëri, herët apo vonë, do të kaplojnë kriza shumëdimensionale.
Për të ardhur keq është kur e mendon se njerëz të ketillë ka në çdo strukturë dhe në çdo segment të shoqërisë tonë. Ky fenomen është i shtrirë egërsisht në çdo pore të jetës dhe ,duke pasur parasysh këtë, sot Maqedonia ndodhet në këtë situatë krize e stërkrize politike, institucionale e morale. Krizë që për hir të së vërtetës nuk po i shihet fundi dhe që e gjitha e krijuar nga mendësia kiç e shumë faktorëve, që padrejtësisht po i imponohen shoqërisë sonë si krijues opinioni publik.
E gjithë situata tre vjeçare e krizës politike në Maqedoni shumë qartë nxorri në pah fenomenin e lartëpërmendur. Nxorri në pah perverzitetin intelektual dhe moral të shumë ashtuquajtur intelektualë, opinionbërës, e analistë, që për tre vite, duke dalë para ekraneve të televizionit, në çdo emision dhe në çdo dalje publike të tyre, duke shfryrë vrer dhe duke deformuar të vërtetat, me qëllimin që të çorientojnë masën e gjerë shqiptare. Dhe për hir të së vërtetës ja arritën-kjo ndodhi me ne shqiptarët! Ata arritën të bëjnë që rreth 70 mijë shqiptarë të zhveshin nga identiteti i tyre kombëtar dhe të përkrahin pacipërisht një parti politike maqedone. E gjitha kjo si një mision korruptiv u kry në dëm të shqiptarëve dhe në dëm të partisë shqiptare në pushtet, BDI-së.

Kur them korruptive, dua të them se gjithçka, u bashkuan keqbërës dhe dashakeqës së shqiptarëve, të paguar e stërpaguar, u vendosën në shërbim të zhbërjes së një histori të lavdishme të shqiptarëve. Si hiena u vërsulën për të goditur dhe hudhur baltë mbi liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Një miks çakejsh, shqiptarë, sllavë, e ndërkоmbëtarë, tentuan që të dëmtojnë figurën emblematike të Ali Ahmetit, vetëm e vetëm për të arsyetuar misionin e tyre korruptive për interesa të ngushta. I gjithë faktori sllav u vërsul mbi BDI si një antitrup i tyre dhe gjetën momentin më të volitshëm për t’a dëmtuar atë, gjersa lideri i BDI-së , me qëllimin më të pastër, duke mos parë interesin e ngushte partiak e grupor , mundohej që të ruante stabilitetin e shtetit. Disa krijuan particka, lëvizje e sekte politike brenda shqiptare me platformë -të shkatërrojmë BDI-në, e disa krijuan intelektualë me koncept qytetar , duke inkuadruar disa të atij soji në gjirin e tyre politik.
I gjithë ky aktivitet zgjati më shumë se dy vite. Pamë , dëgjuam e përjetuam atë që mund t’ a “pjellë “vetëm mendja e prishur. Shpifje, akuza, shpikje dhe shantazhe të paskrupullta në adresë të BDI-së dhe Ali Ahmetit. Agresion i paparë djallëzor! Dhe e gjitha për hir të së vërtetës pati sukses . Arritën që të dëmtojnë BDI-në duke e përgjismuar numerikisht . Por gjithashtu demtuan edhe shqiptarët. Mirëpo, edhe pse arritën të dëmtojnë BDI-në, BDI ngeli partia e padiskutueshme fituese te shqiptarët. Edhe pse e dëmtuan, me aq numër sa arriti të fitojë, BDI sot është faktori kyç për krijimin e qeverisë së ardhëshme.
Nga e gjithë ajo çfarë ndodhi këta tri vite, e sidomos periudha pas zgjedhjeve, për opinionin ri qartësoi një gjë: Hilenë e madhe përkundër burrështetësisë, moralit dhe patriotizmit të Ali Ahmetit!
Nxorri në dritë fytyrën e vërtetë të “papagajve” të korruptuar shqiptarë e të tjerë , që për 2 vite shanë , akuzuan e çfarë nuk thanë për Ali Ahmetin dhe tani pas zgjedhjeve kërkonin që Ali Ahmeti ta shpëtojë padronin e tyre, gjersa në anën tjetër pamë Ali Ahmetin që unifikoi faktorin politik shqiptarë , të cilët gjatë fushatës nuk lanë gjë pa thënë për të.
Kjo periudhë gjithashtu nxorri në pah misionin e dështuar të shumë faktorëve vendor e të huaj, që përmes dëmtimit të BDI-së dhe shqiptarëve donin të rrëzojnë regjimin e Nikolla Gruevskit dhe të sjellin në pushtet LSDM-në, ndërsa në anën tjetër kemi Ali Ahmetin dhe BDI-në që ishte i vetmi faktor që mundej t’a rrëzonte dhe e që e rrëzoi Nikolla Gruevskin, duke demantuar të gjitha broçkullat e së kaluarës e duke dëshmuar se Ali Ahmeti nuk është hipotekë e askujt dhe se është figura më e pastër politike në vend.
Gjithashtu kjo periudhë nxorri në dritë karakterin dhe moralin e lartë kombëtar e politik të Ali Ahmetit. Edhe përpos fushatës së pistë që LSDM dhe Zoran Zaev bëri në adresë të tij dhe BDI-së, edhe përpos shpifjeve dhe shantazheve të paskrupullta që Zoran Zaev, LSDM, faktorë shqiptarë e të huaj pranë LSDM-së, mediat të paguara në shërbim të LSDM-së bënë në adresë të tij dhe të BDI-së,përsëri Ali Ahmeti burrështetësisht kapërceu veten e tij, interesat individuale e grupore partiake dhe morri vendimin në përputhje me dëshirën dhe interesat e shqiptarëve , duke koalicionuar me LSDM-në dhe duke u shkëputur nga partneriteti nëntë vjeçar me VMRO-në. Me këtë edhe njëherë tregoi se Ali Ahmeti është i pashantazhuar, autonom dhe se gjatë gjithë veprimtarisë kombëtare e politike ka vepruar në interes të shqiptarëve. Këtë nuk mund t’a bën çdo njeri. Flas nga vetja , në rast se do të kisha qenë në vend të tij nuk besoj se do t’a kisha kapërdier atë që për dy vite Zoran Zaevi dhe strukturat pranë tij ia bënë Ali Ahmetit dhe përsëri për interesa shtetërore e kombëtare të koalicionoja me të! Pikërisht këtu dallon një lider, një burrështetas, një misionar i çështjes kombëtare, nga një njeri i zakonshëm ose një kryetaruc i një partie politike!
Duke dashur të përfundoj, dua të kthehem në atë që thash në fillim të këtij teksti se, njerëz të paaftë, kiça dhe shunda ka në çdo pore të shoqërisë dhe që shëndrrohen në servila e hilexhinj. Këta janë edhe brenda BDI-së, pranë Ali Ahmetit, përfitues galopantë në kurriz të Ali Ahmetit. Po këta njerëz janë ata që nuk morrën guximin që një fjalë të vetme të thonë për të mbrojtur Ali Ahmetin nga akuzat dhe shpifjet që për vite i beheshin. Ata , për muaj e vite, si Struca futën “kokën nën rërë” për të shpëtuar kokën e tyre, duke mos u interesuar as edhe një moment për figurën nga e cila sot janë aty ku janë. Ka edhe të tillë që punuan për të denigruar figurën e Ali Ahmetit! Po, po ka! Ka goxha të tillë që punuan për të rënuar figurën e Ali Ahmetit. Dikush direkt, dikush me papunën e tyre, dikush me keqpunimi apo keqpërdorimin, dikush me seherxhillikun punuan që situata të vjen kështu si erdhi. Sikurdo kishte qenë ndryshe , sikur të gjithë në BDI do të kishin punuar siç punonin ca, shumë pak, për të ruajtur figurën emblematike të Ali Ahmetit, besoj se nuk do të vinte kjo situatë që erdhi .Që figura e Ali Ahmetit të akuzohet nga çdo gojë përdale e çdo kalama që po na serviret në politikë I prodhuar prej “epruvetat” sllave. Prandaj unë e quaj këtë “hile”, bile, bile edhe më keq kur vjen nga brenda, asaj i thonë tradhëti…!


Loading...
loading...