BLENDI PETROL
Aktuale

Biznismeni strugan me porosi për Janakieskin: Mbahu Mile, deshte apo jo, do ta vuash dënimin

Sefer Canoski, pronar i Universitetit privat Fon, përmes një statusi në FB e ka ngushëlluar në një farë mënyre ish ministrin për Transport dhe Lidhje Mile Janakieskin, duke i thënë që të durojë, edhe pse siç thotë, ata që e kanë urdhëruar të bëjë ato gabime, tani janë në liri, njofton Zhurnal.

Canoski i thotë Janakieskit se duhet të vuajë dënimin, i pëlqen kjo atij apo jo..

“Mbahu Mile, shpirti i heroit. Kujtohu për ato gra që i burgosnit nëpër burgje dhe vuanin dënime prej 6-7 viteve. Edhe ti mundesh Mile. Veçanërisht që edhe ti je gabimtar. Ty të dhemb që ata që të urdhëruan të gabosh tani janë në liri. Edhe mua më pengon kjo sinqerisht. Por gabimtar je Mile. Gabimtar je dhe do të vuash. Deshte apo jo”, ka shkruar Canoski.

Ndryshe nga ana tjetër ish ministri Janakieski po mundohet në çdo mënyrë të dalë nga burgu, së pari me grevë urie, kjo që i shkaktoi dëm në shëndetin e tij, ku më pastaj u shtrua në spital urgjentisht. Edhe dje gjithashtu Mile Janakieski thuhej se është dërguar urgjentisht në një spital privat, e sipas disa informatave, ai duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button