Dimoski:Dy strugan paditen për kërcënim të zyrtares komunale

Zëdhënësi i policisë, Stefan Dimoski informon se policia e Strugës ka ngritur padi penale kundër dy qytetarëve të moshës 37 dhe 45 vjeç që të dy nga Struga , për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “rrezikim të sigurisë”.


Sipas policisë së Strugës në qershor të 2019 të paditurit në disa raste kanë rrezikuar sigurinë e një zyrtare lokale e punësuar si udheheqëse e njësisë për menaxhim me tokën ndertimore dhe pronat e patundshme pranë Komunën së Strugës, me çka i kanë lëshuar kërcënime në lidhje me lëshimin e aktvendimin për refuzim pas kërkesës të tyre.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...