BL e Ladorishtit reagon ashpër pas situatës së fundit me vjedhjet në këtë lokalitet

Bashkësia Lokale

     Ladorisht

                                          R E A G I M

     Ndaj situatës të krijuar me tendencat për vjedhje dhe vjedhjeve të ndodhura këto ditë në f. Ladorisht.

     Ndodhit e fundit kanë tronditur dhe frigësuar banorët e fshatit, të cilët shprehen të shqetësuar dhe ndihen jo të sigurt në shtëpit e tyre nga këthimi i vjedhjeve në fshat, aq më tepër se vjedhje dhe tendencë për vjedhje ka pasur pranë rrugëve kryesore që lidhin fshatin Ladorisht me qytetin e Strugës dhe Ladorishtin me fshatin Shum dhe Zagraçan.

     Shqetsimin e njëjtë e ndien edhe Bashkësia Lokale e cila apelon te të gjith banorët e fshatit të jenë vigjilent dhe xhdo lëvizje të dyshimtë në fshat ta lajmërojnë në organet kompetente (Polici), ndërsa nga SPB – Strugë Bashkësia Lokale kërkon: zbardhjen sa më të shpejtë të rasteve dhe lëvizje më të shpeshta në fshat të policisë me qëllim këthimin e jetës normale dhe ndalimin e vjedhjeve të tjera.

     Ky reagim i dërgoet: SPB – Strugë, Strugalajm dhe Struga ExpresStrugaLajm

                                                      Me respekt: Bashkësia Lokale Ladorisht 

                                                                                          Kryetar 

                                                                             ——————————-

                                                                                      Xhevdet Dauti

In : Aktuale

Loading...
loading...