Bleona dhe Sara, identifikohen 2 vajzat që futën në kurth 24-vjeçarin që u rrëmbye. Ende asnjë shenjë për të riun

Një 24-vjeçar nga Kosova ka rënë pre e një rrëmbimi nga dy djem, duke u futur në kurth nga dy vajza që e kontaktuan në rrjetet sociale. Gazeta Sinjali raporton se një prej personave të dyshuar të rrëmbimit të 24-vjeçarit është vetëdorëzuar në policinë e Kosovës.

Ai është identifikuar si Lion Gashi. 22-vjeçari raportohet se është marrë një pyetje nga policia dhe me kërkesë të prokurorit të Krimeve të Rënda do mbahet në paraburgim për 48 orë. I dyshuari tjetër, i identifikuar ai Albin Hoxha, 21-vjeç, është në arrati. Ndërsa nuk dihet ende asgjë mbi fatin e të rrëmbyerit.

Sipas burimeve për Gazetën Sinjali, dy vajzat që futën në grackë të riun janë Bleona Beqiri, 22-vjeç dhe Sara Dobratiçi, 19-vjeç. Katër të dyshuarit përgatitën në detaje planin për rrëmbimin e të riut, i cili u qëllua me thikë para se ta fusnin me forcë në makinën e autorëve.

24-vjeçari mësohet se ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale nga dy të dyshuarat, të cilat ndihmuan në rrëmbimin e tij. Bleona Beqiri dhe Sara Dobratiçi dyshohet se pasi kanë komunikuar me të riun, e kanë marrë me një makinë tip BMW dhe e kanë dorëzuar tek dy autorët.StrugaLajm

Vajzat e dërguan me makinë të riun në rrugën “Hil Mosi”, aty ku e prisnin dy të dyshuarit e tjerë, të cilët e futën në një makinë tip “Golf 7”. Para se ta fusnin me forcë në mjet, autorët e kanë qëlluar me thikë 24-vjeçarin.

Pasi është informuar për ngjarjen policia ka shkuar në vendin ku u rrëmbye i riu dhe ka lokalizuar vendndodhjen e BMW, me të cilën udhëtonin dy vajzat, të cilat janë vendosur në prangat e policisë dhe janë marrë në pyetje nga blutë e Kosovës.

Më pas është bërë identifikimi i të dyshuarve tjerë. Me urdhër të prokurorit është kontrollua banesa e të dyshuarit, Albin Hoxha, por as ai dhe as 24-vjeçari rrëmbyer nuk janë gjetur atje.

Derisa i dyshuari tjetër Lion Gashi, nuk është gjetur në shtëpi pas kontrollit nga policia, dhe është vetëdorëzuar më vonë në komisariat.

In : Aktuale

Loading...
loading...