Blerja e votave , ja ku duhet ta denonconi

Organizata Qendra për Liri – CIVIL ka alarmuar se në komunën e Shtipit ka pasur denoncime për blerje të votave.

CIVIL, siç theksohet në deklaratë, ka marrë disa raporte nga vëzhguesit e zgjedhjeve dhe një dëshmi audio për një ryshfet zgjedhor në Shtip.

Kjo organizatë joqeveritare u bën thirrje të gjithë qytetarëve të paraqesin çdo lloj shkelje të së drejtës së tyre të votës ose parregullsive zgjedhore në formularin online www.slobodniizbori.info ose email [email protected]. Paraqitjet qytetarët mund t’i dorëzojnë edhe në telefonat 02/5209 176, 071 608 523, 078/746 138.StrugaLajm

Ekipet monitoruese të organizatës joqeveritare CIVIL kanë vërejtur aktivitet të intensifikuar të aktivistëve partiak në komunat ku votohet në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, përfshirë edhe ditën e heshtjes parazgjedhore.StrugaLajm

Apelojnë të gjithë pjesëmarrësit në raundin e dytë, të kontribuojnë për ditë të qetë, të lirë dhe demokratike zgjedhore.

In : Aktuale

Loading...
loading...