Vdes pasi votoi sot qytetari i Gostivarit!

Në Komunën e Gostivarit sipas të dhënave nga Komisioni Komunal Zgjedhor, për raundin e dytë votuan sot 123 te sëmurë që shënon 39 persona më tepër nga raundi i parë i datës 15 tetor.

Por, për dallim prej para dy javësh sot dita e votimeve për të sëmurët ka kaluar nën hijen e ngjarjes që ndodhi në fshatin Zdunjë. Një orë pasi kishte votuar, ka ndërruar jetë banori i moshuar i Zdunjës, njofton Flaka.

Në listë për të votuar në raundin e dytë ka qenë edhe një person i paraburkosur.StrugaLajm

Në Komunën e Gostivarit të drejtë vote kanë 79.610 qytetarë në gjithsej 121 vendvotime.

In : Aktuale

Loading...
loading...