Bleron Alla reagon :Inspektorati komunal, shkaktoi terror ndaj pronarëve të varkave me pedale

Bleron Alla nga Struga për Strugalajm.com potencoi se inspektoriati komunal i Strugës mbrëmë me mbështetjen edhe të policisë shkaktoi terrorë ndaj qytetarëve që kanë në pronësi varkat me pedale në plazhin e qytetit.Alla saktëson se pa respektuar asnjë kod dërgata dhunshëm me kamionin “merimangë” bëri tërheqjen e varkave nga plazhi.”Të gjithë që ishin mbrëmë në plazhin qendror të Strugës e shikuan terrorin ndaj njërëzëve që po mbijetojnë duke punuar për një denar më shumë.Nëse ka nje autoritet që mund të veprojë ndaj ëmjeteve lundruese është Kapetanria dhe jo komuna.Të gjithë që u dëmtuan nga ky veprim në ditët në vazhdim do marrin një vendim se si do veprojnë për kontestimin e këtij veprimi”përfundoi Alla.Këshilli komunal i Strugës para disa muajve mori vendimin për ndalimin e varkave me pedale .Ky vendim sipas vendorëve u mor në funksion të evitimit të tragjedive,vendim i cili u kundërshtua fort nga pronarët e varkave.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...