Blic: Serbia nga 1 qershori do të hapë kufirin me RMV dhe me tre vende tjera nga rajoni

Nga 1 qershori, Serbia do të hapë plotësisht kufijtë e saj me katër vende të rajonit, njoftoi Blici beogradas.

“Siç kemi mësuar, lëvizja plotësisht do të liberalizohet me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi”, shkroi Blic, duke iu referuar burimeve anonime.

Ky vendimi u soll sepse asnjë nga këto vende nuk është vatër e koronavirusit, shkruan Blic, si dhe për shkak të studentëve nga Republika Serpska dhe Mali i Zi.

Mediat serbe, të cilat transmetojnë këto lajme të Blicit dhe Kuririt, theksojnë se për të kaluar kufirin, do të duhet testim për koronavirus apo karantinë prej dy javëve.StrugaLajm

Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, qeveria serbe dhe shtabi i krizës nuk e kanë njoftuar ende zyrtarisht vendimin për hapjen e kufijve të Serbisë me vendet fqinje, as mënyrat se si do të jetë e mundur kjo, për sa i përket nevojës për testim për koronavirusin dhe kohëzgjatjen e tij, si dhe nevojën për karantinë dyjavore.

In : Aktuale

Loading...
loading...