BMW po ndërton seritë 5 dhe 7 tërësisht elektrike

BMW ka lajmëruar së dëshiron të zvogëlon lëshimet e CO2 për së paku një të tretën deri në vitin 2030, andaj seritë 5 dhe 7 do të nisin të prodhohen si vetura tërësisht elektrike. Gjithashtu kjo kompani ka thënë se do të zvogëlon edhe lëshimet e CO2 nga fabrikat e saja për 80 për qind për secilën veturë të prodhuar.RELATED POSTSStrugaLajm

“Qëllimi ynë është që pas dhjetë viteve të kemi më shumë se 7 milionë vetura elektrike BMW nëpër rrugë, ndërsa dy e treta e tyre të jenë tërësisht elektrike”, ka deklaruar BMW. Deri në fund të vitit të ardhshëm ky prodhues do të ofrojë pesë lloje të veturave elektrike, i3, i4, iX3, iNext dhe Mini Electric, dhe deri në vitin 2023 do të ketë 25 modele me rryme, gjysma e të cilëve do të jenë tërësisht elektrike, shkruan TopGear.StrugaLajm

Sidoqoftë, BMW ka të bëjë me zgjedhje, andaj do të ketë në shitje vetura Elektrike, Hibride dhe me naftë ose benzinë. Pra seria e ardhshme 7 e BMW-së do të prodhohet në katër variante, naftë ose benzinë, pastaj varianti naftë ose benzinë me sistem hibrid 48 voltësh, hibrid me rrymë ose elektrike të plotë. Njëjtë edhe me Seritë 5 dhe X1, që do të mund të blihen me një motor elektrik dhe bateri në vend të motorit me naftë ose benzinë.

In : Aktuale

Loading...
loading...