Boki 13: Unë do të jem lideri i ardhshëm i Maqedonisë!

Në fund të dëshmiasë disa orëshe në gjykatë, i akuzuari numër një në rastin Reket, Bojan Jovanovski-Boki 13, tha se pas përfundimit të procesit gjyqësor do të futet në politikë. “Unë jam i burgosur politik”, tha ai. “Juve ndoshta do tu tingëllojë banale, disa analistë ndoshta do të mendojnë se jamë çmendur, por nga ky moment ju tregoj se para jush qëndron lideri i ardhshëm i këtij vendi dhe kam plan të merem me politikë”, theksoi Bojan Jovanovski, i njohur si Boki13. Ndërkaq pyetja e vetme e prokurores Vilma Ruskovska ndaj Bokit ishte nëse për të poseduar mjete legale duhet të posedojë transaksion legal.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...