Infomagazin: Dështim i Organeve për Punë të Brendëshme në Strugë

Dje Struga u përfshi nga një skandal i jashtëzakonshëm sa i përket thyerrjes se masave qeveritare për mbrojtje nga COVID 19. Edhe pse masat qeveritare e ndalojnë reptësisht tubimin e njerëzve dhe kryerjen e ritualeve fetare, një grup prej mijëra persona të besimit ortodoks, marshuan rrugëve të qytetit të Strugë, duke shkelur kështu arbitrarisht të gjitha masat mbrojtëse kundër virusit vdekjeprurës.
Ky skandal që tronditi te gjithë opinionin struganë dhe mbarë shtetëror, u krye në sy të organeve kompetente të rendit, të cilët nuk morën asnje masë dhe lejuan që një qytet i tërë të rrezikohet nga një shfrenim i një grupi njerëzish.
Organi i Punëve të Brendëshme i udhëhequr nga kryeshefi Dritan Ajro, as që morën guximin dhe iniciativën që të marrin masa dhe të ndalojnë këtë skandal, për çka Dritan Ajro duhet të mbajë përgjegjësi dhe të mos fshihet pas fuqisë politike të partisë që vendosi- LSDM.

Ndoshta ishe edhe kjo arsyeja që z. Ajro të lejojë këtë rrezik për mbarë struganët, vetëm për të qenë lojal me shefat e tij të komunitetit ortodoks maqedon.(Infomagazin.net)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...