“Bomba” të reja të përgjimeve, ja për cilin rast të Speciales 

Në Gjykatën Penale sot do të vazhdojë gjyqi për rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale për parregullsitë zgjedhore.

Në seancën e fundit të 18 tetorit u dëgjuan rreth 80 biseda të përgjuara të ashtuquajtura “bomba” përgjimi, ku një nga më skandalozet ishte parandalimi i mërgimtarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet e 2013, ku ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe ish-ministrja e brendshme u ishin lajmëruar njerëzve të tyre që të bllokojnë aterimin e një avioni me mërgimtarë shqiptarë dhe një shërbim të tillë duke e kërkuar nga përfaqësues të kompanisë “TAV” që është koncesionere e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit, informon INA.

Në një bisedë tjetër ishte kërkuar që të bëhen aksidente komunikacioni për të bllokuar rrugët që çojnë drejt Kërçovës dhe Strugës. Në këtë rast, do të dëgjohen edhe përgjime të tjera skandaloze, pasi që janë propozuar mbi 1 mijë audioregjistrime nga lista e dëshmive të Speciales, prej të cilave deri tani janë dëgjuar 600 biseda.StrugaLajm

Në rastin “Titanik” janë të akuzuar edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Themelko, Kosta Markovski, Xhezmi Ahmet, etj. Ata akuzoen për veprime në shkaktimin e parregullsive zgjedhore, blerje votash, asgjësim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim financiar për financimin e fushatës. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...