Bujar Osmani emërohet shef i ekipit negociator me BE-në

Sot në mëngjes Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbajti seancën kushtuar skrining procesit për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian. Në seancë janë sjellë disa vendime në lidhje me negociatat me BE-në, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi kryeministri Zoran Zaev në konferencë me Johanes Han, për shef të delegacionit dhe negociator kryesor është emëruar Bujar Osmani, i cili është zëvendëskryeministër për Çështje evropiane. Zëvendës i tij do të jetë këshilltari i veçantë për integrime evropiane në kabinetin e Zoran Zaev, Bojan Mariçiq.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...