Bujar Osmani izolohet, dje takoi kreun e Kumanovës

Pas konfirmimit të kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski se ka rezultuar pozitiv ndaj Covid 19, sot zv.kryeministri Bujar Osmani ka vendosur që të mos shkojë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Presidentit, si dhe do të vetizolohet deri ditën e martë kur duhet të bëhet testimi sipas protokoleve, informon Zhurnal.

Këtë e bëri të ditur vet zv.kryeministri Bujar Osmani përmes një statusi në FB.

Ai dje së bashku me kryeministrin e vendit Oliver Spasovski ishin në vizitë në shtabin komunal të Kumanovës, dhe për këtë shkak, përshkak se mund të ishte infektuar nga Dimitrievski, Osmani do të qëndrojë në izolim.StrugaLajm

Osmani kryetarit të Kumanovës si dhe gjithë qytetarëve të infektuar u dëshiron shërim sa më të shpejtë.

In : Aktuale

Loading...
loading...