Bujar Osmani me mesazh të fortë për maqedonasit (VIDEO)

Zv/kryeministri, Bujar Osmani sot ka dhënë një mesazh të fortë për maqedonsit të cilët kanë histeri ndaj gjuhës shqipe. Ai në një video në gjuhën maqedonase ju ka dhënë një shembull se të flasësh gjuhën e tjetërit është kulturë.

“Sinqerisht, me padurim e pres zbatimin e Ligjit të ri për Përdorimin e Gjuhëve , jo vetëm për shkak të faktit se fjala është për një arritje evidente të shqiptarëve, por edhe për shkak se me vet zbatimin e Ligjit do të përgënjështrohen të gjitha kërcënimet dhe frikësimet që u paraqiten gjatë periudhës së kaluar” thotë Osmani në videon që e ka postuar në prfolin e tij në Facebook.

Osmani thotë se Maqedonia pret raportin ku do të vlerësohet i gjithë mundi i deritanishëm, raportin me rekomandim të pastërt të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave me Republikën e Maqedonisë për tu bërë anëtare e BE-së., shkruan TetovaSot.StrugaLajm

Sipas Osmanit KE-ja do të publikojë raportin me 17 prill ku edhe është finalja e Planit 3-6-9 ku do të mbyllet implementimi i tij.StrugaLajm

Zv/kryeministri Osmani në fund kërkoi nga faktorët politik në Maqedoni, të ndërtojnë konsensusin dhe ti miratojnë ligjet që kërkojnë konsesus shtetëror për të mirën e vendit dhe votuesëve të çdo partie politike. https://www.facebook.com/TetovaaSot/videos/1950470161653105/

In : Aktuale

Loading...
loading...