Bujar Osmani u përgjigjet pyetjeve tuaja (VIDEO)

Përmes një video ministri Bujar Osmani ka shprehur gatishmërinë për tu përgjigjur në pyetjet e publikut që kanë të bëjnë me kandidaturën, personalitetin dhe pikëpamjet e tij.

“Përshëndetje miq, siç e dini, jam i nominuar për postin e Presidentit të Republikës. Presidenti është një post mbipartiak, president i të gjithëve, dhe sot kam vendosur që të përgjigjem në pyetjet e secilit prej jush. Pyetje që kanë të bëjnë me kandidaturën time, personalitetin tim politik, pikëpamjet e mia rreth zhvillimeve politike në vend, si dhe çështjen e integrimit evropian, e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhet me karrierën time politike. Por edhe tema të tjera të interesit të përgjithshëm. Pyetjet e juaja mund t’i lini në komentet e kësaj videoje, ose t’i dërgoni nëpërmjet mesazheve të drejtpërdrejta nëpërmjet rrjeteve sociale. Unë do të zgjedh ato të cilat janë të lidhura me kandidaturën time apo me personalitetin tim politik, dhe me video do të përgjigjem në ditët në vijim për secilën pyetje veç e veç. Ju falënderoj për vëmendjen dhe mirëpres pyetjet tuaja, si dhe bashkëbisedimin mes nesh në periudhën në vijim. Ju faleminderit”, ka deklaruar kryediplomati, njëherazi edhe kandidat për president të shtetit.StrugaLajm

https://www.facebook.com/share/v/hd44c3MWdGsXoZvj/?mibextid=oFDknk

In : Aktuale

Loading...
loading...